Policia përgënjeshtron PD: Nuk është plagosur kreu i ALUIZNI-t

20/09/2016 00:00

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike, që pretendon se uniformat blu të qytetit bregdetar kanë fshehur plagosjen e kreut të ALUIZNI-t në këtë qytet.

Policia thotë se nuk ka asnjë denoncim për këtë ngjarje dhe personi që PD pretendon se është plagosur, shtetasi Flamur Gjuzi, mohoi kategorikisht të jetë plagosur apo të ketë patur ndonjë konflikt.

“Ftojmë PD të bëj kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale.  Gjithashtu, i bëjmë thirrje PD dhe çdo subjekti tjetër, të kërkojë informacion pranë institucioneve shtetërore, përpara se të bëjë deklarata dhe akuza për fshehje ngjarjesh nga Policia e Shtetit”, thotë policia.

Top Channel