Të gjesh punë në Zyrën e Punës

20/09/2016 00:00

Fatjona Taku është një nga të rejat e punësuara me ndërmjetësimin e zyrave të punës në Tiranë. Prej muajit shtator, ajo u mëson gjuhën shqipe nxënësve ndërkombëtarë, në një shkollë private.

“Kur gjeta këtë punën u gëzova shumë, është shumë bukur kur u mëson shqip fëmijëve…”, thotë vetë Fatjona.

Fatjona thotë se pas përfundimit të studimeve në degën Gjuhë-Letërsi ishte për 1 vit e papunë derisa në muajin mars të këtij viti trokiti në dyert e zyrave të punës prej ku fillimisht përfitoi nga programi i nxitjes së punësimit.

“Në fillim isha pesimiste, shkova paraqita cv në, për tre muaj punova pranë shërbimit kombëtar të punësimit dhe më pas u punësova këtu”, shton ajo.

Fatjona është një nga 21 mijë qytetarët që sipas Shërbimit Kombëtar të Punësimit kanë përfituar një punë me ndërmjetësimin e 40 zyrave në të gjithë vendin.
“Vetëm deri më tani, në shtator, jemi në numrin e personave të ndërmjetësuar në gjithë vitin 2015”, thotë Artur Micko, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Por cilët janë sektorët ku oferta është më e lartë?”

“Nga industria e turizmit, shërbime, ndërmarrje fasone, call center, por është shqetësuese që kompani të huaja, si rasti i Speakapak”, që ofron 1500 vende pune e kanë të vështirë të gjejnë punonjës për shkak të nivelit të lartë të kualifikimit që kërkojnë”, thotë Micko.
     
Kreut i Shërbimit Kombëtar të Punësimit thotë se pjesa më e madhe e atyre që paraqiten për të kërkuar një punë janë shtresa vulnerabël e popullsisë për të cilët ofrohen edhe kurse trajnimi falas.

Top Channel