SHBA, i jepet gabimisht nënshtetësia 860 emigrantëve

20/09/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara, një vend ku procedura të tilla janë tepër të rrepta e verifikimi shumë i kujdesshëm, i kane dhënë gabimisht nënshtetësinë gati 860 emigrantëve për të cilët kishte urdhra të ngrirë deportimi.

Një ekip i kontrollit të brendshëm në departamentin e Sigurisë Kombëtare doli në përfundimin se këta individë vinin nga vende me nivele të larta mashtrimi kur vjen fjala tek emigracioni ose ishin regjistruar si persona që përbënin shqetësim sa i takon çështjeve të sigurisë. Identitetet e tyre nuk janë bërë publikë.

Problemi ka dalë në dritë pasi punonjës të departamentit të angazhuar me aplikimet e nënshtetësisë vunë re se nuk verifikonin dot shenjat e gishtërinjve të disa prej personave në fjalë.

Duke qenë se një pjesë e dosjeve të vjetra nuk janë dixhitalizuar, thuhet në deklaratën e auditit, individë që kishin aplikuar me emër tjetër, kanë nxituar të përfitojnë nga situata për të siguruar përmes mashtrimit të drejtat dhe privilegjet që gëzon një qytetar amerikan.

Top Channel