Komisioni i sigurisë miraton ndryshimet në “ligjin e kamerave”

20/09/2016 00:00

Komisioni i sigurisë kombëtare votoi ndryshimet dhe kaloi për në seancë plenare projektligjin e shumëdebatuar për masat shtësë, i njohur ndryshe si ligji i kamerave, i cili u riktye për rishqyrtim edhe nga presidenti Nishani.

Ndryshimet u votuan vetëm me votat e mazhorancës pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë, duke u larguar nga komisioni pas shtyrjes së mbledhjes me 1 orë.

Ndryshimet e reja nuk detyrojnë në mënyrë automatike të gjithë biznezet të pajisen me kamera, por vetëm aty ku në bazë të analizave ka rrezik për sigurinë.

Gjithashtu është përcaktuar qartë menaxhimi i materialeve të përfituara nga kamerat në bazë të Kodit të Procedurës Penale, për të shmangur keqpërdorimin e tyre.

Top Channel