Tiranë, sherr mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari

20/09/2016 00:00

Një nxënës i shkollës së mesme “Çajupi” në kryeqytet mbeti i plagosur me mjete prerëse, pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ndodhi para mjediseve të gjimnazit, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë pasi ka humbur shumë gjak.

Një orë pas ngjarjes policia vuri në pranga edhe autorin e plagosjes me thikë, po një 15 vjeçar të shkollës së mesme “Çajupi”. Sipas informacioneve të para sherri ka ndodhur për motive banale ndërsa në polici janë shoqëruar edhe 5 adoleshentë të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit fizik.

Top Channel