Triumfoi mes artistëve nga e gjithë bota Alfred Mirashi, në Art Milot, me veprën e tij 7 çelësat. Artisti shqiptar, që ka studiuar në Akademinë Brera të Milanos dhe jeton në Firenze, u nderua me titullin më të lartë Ekselencë e Artit Bashkëkohor nga një juri e përbërë prej disa nga personazheve më me zë të artit dhe kulturës.

Prej kohësh emri i tij ka kapërcyer kufijtë e Italisë me ekspozita në Londër, Berlin, Nju Jork apo Pekin. Pas një periudhe të karakterizuar nga piktura me motive tipike mesdhetare, e mbi të gjitha Shqiptare me elementë të spikatur të folklorit, krijimtaria Alfred Mirashit është përqendruar në skulpturat që si element qendror kanë çelësat. Çelësa të shtrembëruar e deformuar, që sipas artistit nuk mund të hapin asgjë. Sepse në një botë më të mirë, nuk duhet të ekzistojnë vende të mbyllura me çelësa, por hapësira të përbashkëta në dispozicion të të gjithëve“.

E mesazhi i tij i hapjes dhe bashkëjetesës arriti i qartë dhe fortë në sallat e mrekullueshme të pikës arkeologjike romake Stadio Domiziano ku ekspozita e finalistëve do të mbetet e hapur deri më 30 tetor.

Top Channel