Fëmijët e “yjeve” të Barçës, në gjurmët e baballarëve të tyre

20/09/2016 00:00

Fëmijët e Lionel Messi-t, Luis Suarez dhe Gerard Pique kanë hedhur hapat e tyre të parë në drejtim të karrierës së futbollistit.

Thiago Messi e Milan Pike’, tashmë 3 vjeçarë, u bashkuan me Benjamin Suarez, në ditën e tyre të parë në akademinë e hapur së fundmi nga klubi i Barcelonës sigurisht të shoqëruar edhe nga baballarët e tyre të famshëm.

Kjo akademi u jep mundësinë të gjithë pjesëtarëve të klubit të Barcelonës që të sjellin fëmijët e  tyre për të zhvilluar leksione 2 herë në javë.

Sipas administratorëve të kësaj akademie të re, Frank Karbo dhe Oskar Grau, kjo shkollë është një mundësi e mirë për shumë fëmijë që të bëjnë hapat e tyre të para në futboll për t’iu bashkuar më pas të famshmes “La Masia”, ku ata fitojnë ADN-në e Barcelonës.

Top Channel