Ironia e Jimmy Fallon me sëmundjen e Clinton

20/09/2016 00:00

Në të njëjtin kolltuk ku disa ditë më parë u ul Donald Trump, u ul edhe Hillary Clinton. Kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara ishte e ftuar në “Tonight Show” me Jimmy Fallon.

Moderatori  krejtësisht origjinal përdori armën e tij më të fortë; ironinë për të shpjeguar dhe për t’u dhënë përgjigjie ‘shqetësimeve’ republikane për shëndetin e Hillary Clinton.

Pasi ua prezanton spektatorëve e fton Clinton që të ulet dhe vetë hap sirtarin e nxjerr prej andej një maskë mjekësh për të qenë i sigurtë që nuk do të infektohet nga Hillary.

E gjithë kjo shkaktoi të qeshura në sallë, madje edhe vetë Clinton nuk e përmbajti dot veten. Ajo ‘plasi’ duart me moderatorin, që vijoi ironinë me gjendjen shëndetësore të saj duke ‘dezinfektuar’ menjëherë ato.

Pak ditë më parë në të njëjtin pozicion ishte Donald Trump, të cilit Jimmy Fallon i shpupuriti flokët. Pikërisht ky gjest i tij është kritikuar nga disa demokratë që thanë se moderatori bëri të dukej njerëzor një diktator potencial.

Top Channel