Ballkani, ministrat e Jashtëm takohen në OKB; diskutohen projektet e përbashkëta

20/09/2016 00:00

Të pranishëm në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor kanë zhvilluar një takim me komisionerin e BE për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit.

Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati u ndal mbi ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, si hap i qartë që dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme në rajon dhe procesin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të normalizimit të klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona.

Po ashtu, kreu i diplomacisë shqiptare u ndal tek sfidat e sigurisë, duke evidentuar rolin dhe kontributin gjithnjë në rritje të rajonit në arkitekturën e sigurisë në kontinent.

Top Channel