Rruga e Kombit, bizneset protestojnë kundër taksës

20/09/2016 00:00

Bizneset në Kukës, Has e Tropojë ka ndërprerë këtë të martë për 1 orë punën në shenjë proteste ndaj taksës së Rrugës së Kombit.

Kreu i shoqatës së biznesit në Kukës, Sokol Klogjini ka deklaruar se me këtë taksë po paralizohen bizneset. “Po na mbyllin rrugën me këtë taksë”, ka thënë Klogjini.

Ai ka kërkuar që edhe ndërkombëtarët të ushtrojnë presion për heqjen e kësaj takse, “që është e padrejtë dhe përbën një precedent kombëtar”, ka shtuar kreu i shoqatës.

Top Channel