Edhe Riri nën ritmet e “Bonbon”

20/09/2016 00:00

Kur një hit shqiptar tërheq vëmendjen e yjeve të famshëm na bën krenarë dhe nuk mund ta anashkalojmë, por përkundrazi dhe përsa i përket ‘BonBon’ të Era Istrefit, kjo është e disata herë.

Në Youtube qarkullon një video në të cilën Rihanna ndodhet në një sallon bukurie duke dëgjuar hitin ‘BonBon’, ndërkohë që lyen thonjtë dhe shijon një pije. Reagimi i saj teksa dëgjon Erën është i adhurueshëm.

Mesa duket Riri e ka pëlqyer shumë këngën dhe ky moment nuk është lënë pa u regjistruar nëpërmjet një videoje ku ajo shihet duke kërcyer dhe duke u përpjekur të këndojë sadopak shqip.

Në Youtube, “Bonbon” ka kapur shifrën rekord prej 166 milionë klikime.

Top Channel