Kim është një nënë e kujdesshme!

20/09/2016 00:00

Shumë është folur kohët e fundit për Kim Kardashian dhe veshjen e saj, si në koncertin e bashkëshortit të saj, ku me dekoltenë e hapur e veshjen transparente e la në plan të dytë Kanye West, por edhe për fotot nudo të publikuara në “Snapchat”.

Megjithatë, 35-vjeçarja nuk mund t’i mungojë mediave rozë edhe në rastin kur ajo pushon me dy fëmijët e saj.

Kim është fotografuar së fundmi në një pishinë në Majemi, ku po pushonte së bashku me dy fëmijët e saj, North, 3 vjeç dhe Saint 2.

Ajo dukej një mama e kujdesshme, por edhe në këtë rast komentet kanë qenë për format e saj të bëshme.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel