“The Voice…” në Korçë

19/09/2016 00:00

Audicionet e “The Voice of Albania 6”, kanë mbërritur në qytetin e Korçës për të përzgjedhur zërat më të mirë nga qyteti i serenatave.

Të rinj të talentuar dhe me dëshirë për kompeticionin kanë performuar për garën që promovon zërin më të mirë në vend. Për shumicën “The Voice” është një mundësi që bën ëndrrat realitet.

Surprizë e audicioneve ka qenë edhe pjesëmarrja e dy motrave Kellian dhe Katherine Daniel 19 dhe 21 vjeç nga Amerika të cilat jetojnë në Korçë së bashku me familjen e tyre.

“The Voice” ka përmbyllur garën në Korçë për të vijuar me Shkodrën, paraditen e së mërkurës në Pallatin e Sportit. Kërkimi i zërit më të mirë shqiptar do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit në qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe në Prishtinë, Shkup e Ulqin.

Top Channel