Refugjatët, pendohet Merkel

19/09/2016 00:00

“Nëse do të mundesha, do ta ktheja kohën mbrapa, shumë, shumë vite më parë, për t’u përgatitur më mire”.

Kjo deklarate e Angela Merkel pas humbjes së dytë në zgjedhjet vendore, këtë herë në Berlin, flet qartazi për pendesë.

Partia Kristiandemokrate pësoi disfatën e radhës përballë alternativës antiemigrante dhe këtë vetë Merkel duket se ia faturoi mënyrës së menaxhimit të krizës së refugjatëve.

Partia e saj nuk mundet të qeverisë më Berlinin, pasi mori vetëm 17.6% të votave. Pendesën kancelarja e reflektoi edhe kur hoqi sloganin zgjedhor: Ne mundemi t’ja dalim. Partia AFD tani përfaqësohet në 10 nga 16 lande të Gjermanisë. Kjo parti trumbeton qëndrime ekstremiste kundër emigrantëve, çështje për të cilën Angela Merkel ka një koment.

“Asnjë nuk kërkon të ripërsërisë atë situatë, përfshirë këtu edhe mua. Më duhet të punoj më shumë për të shpjeguar politikën e refugjatëve”, thotë Merkel.

Top Channel