Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbyten rrugët

19/09/2016 00:00

Moti i keq me reshje të dendura të shiut i pasdites së të hënës ka shkaktuar probleme të shumta në qytetin e Durrësit.

Një qytetar ka raportuar në redaksinë e Top Channel, përmes rubrikës “Ti Raporton”, për situatën e krijuar pranë zonës së zjarrfikëseve në këtë qytet, duke dërguar edhe një video.

Reshjet e dendura të shiut vetëm në 15 minuta kanë krijuar probleme në këtë zonë, duke përmbytur rrugët.

Top Channel