Zyrtarisht, kjo është një mundësi për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit që t’i njoftojnë të vegjlit e tyre me cepin më të largët të Komonuelthit, vendin i cili ka pasur një lidhje të veçantë me Familjen Mbretërore.

Por, udhëtimi mbretëror 7-ditor në Kanada që nis të shtunën do të bëjë bashkë edhe dy femra “rivale” me stile të “ngjashme”. Kate do të takojë sy me sy bashkëshorten e kryeministrit kanadez Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau.

Sophie, një ish-prezantuese televizive, dhe Kate shpesh janë parë me veshje të njëjta. Kush kopjon kë? Këtë se dimë saktësisht, por që të dyja janë “akuzuar” se kanë kopjuar njëra-tjetrën.

Për shembull, gjatë vizitës së Dukës e Dukeshës në Indi prillin e kaluar, Kate kishte veshur një pallto të bardhë. Dy muaj më pas, 41-vjeçarja Sophie, kishte një pallto të ngjashme gjatë një darke në Kubek.

Në një tjetër rast, Kate mori rolin e “kopjaces“. Këtë vit në Tokio, gjatë një vizite zyrtare, Sophie kishte veshur një fustan rozë. Me një të tillë të ngjashëm, Kate u pa në një aktivitet zyrtar në fillim të këtij muaji.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel