Veshjet më të mira në “Emmy Awards”

19/09/2016 00:00

Të dielën në mbrëmje u mbajt ceremonia e 68 e “Emmy Awards” në teatrin “Microsoft” të Los Anxheles, në të cilën parakaluan yjet hollivudianë.

Tapeti i kuq mund të quhet ceremoni më vete pasi çdokush që shkel në të analizohet nga koka tek këmbët për paraqitjen e jashtme dhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër disa yje shkëlqyen më shumë se të tjerët.

Ishin pikërisht Emily Ratajkowski, Sofia Vergara dhe Priyanka Chopa të cilat kanë marrë vlerësimet maksimale si vajzat e veshura më mirë dhe syri i kritikëve nuk ka gabuar aspak.

E kuqe, e bardhë dhe blu vajzat rastësisht janë kombinuar me ngjyrat e flamurit amerikan dhe në të njëjtën kohë kanë shfaqur linjat e tyre joshëse.

Emily, e cila shkel për herë të parë në këtë event është shfaqur me një fustan të stiluar nga Zac Posen. Sofia, e cila nuk heq kurrë dorë nga “Atelier Versace” dukej më seksi se kurrë, ndërsa aktorja Priyanka vjen me një fustan me një krah, të kuq neon nga dora e Jason Wu.

Ato të cilat vijojnë pas tyre janë Sarah Paulson me një Prada vezullues ngjyrë jeshile, Kristen Bell e veshur si princeshë nga Zuhair Murad dhe Claire Danes me një Schiaparelli të florinjtë.

FOTO GALERI
1/32

Top Channel