Kate Moss, me agjenci modelingu të sajën

19/09/2016 00:00

Supermodelja, që u nda këtë vit nga agjencia “Storm”: Dua të krijoj yje

Në një intervistë të rrallë, 41-vjeçarja i tha “the Business of Fashion” se, punën në agjenci planifikon ta nisë këtë muaj. “Nuk dua thjesht njerëz të bukur, – rrëfen ajo për faqen në fjalë të internetit. – Ajo që dëshiroj në të vërtetë është të krijoj yje”.

“Më shumë sesa te ngritja e një agjencie të thjeshtë modelingu, unë dua të fokusohem te menaxhimi i karrierave të njerëzve. Dua njerëz që të dinë edhe të këndojnë, të kërcejnë, apo të aktrojnë”, tha Kate Moss, modele.

Agjencinë “Storm”, e cila e zbuloi në moshën e brishtë 14-vjeçare në Aeroportin “JFK” të Nju Jorkut, Moss e la në fillim të këtij viti. Publikimi i planeve të saj për një agjenci të vetën përkon me fillimin e javës së modës në Londër.

Faqja e internetit e biznesit të ri është krijuar tashmë, e modelja çeli dhe një profil të ri në Instagram, i cili që prej mëngjesit të së hënës ka regjistruar më shumë se 700 ndjekës.

Top Channel