“Jo më gola nga goditje këndi”

19/09/2016 00:00

Gianluigi Buffon nuk i kurseu kritikat pas disfatës së pësuar në derbin e Italisë ndaj Interit. Portieri i Juventusit e cilësoi si të papranueshëm faktin që skuadra kampione të pësojë gol nga goditjet standarde.

“Është e treta herë në këtë sezon që pësojmë gol nga goditjet e këndit dhe kjo nuk është në natyrën tonë”, tha Buffon për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Që në përballjen me Sassuolon u ktheva në shtëpi me disa dyshime, pavarësisht fitores dhe lëvdatave që erdhën në drejtimin tonë. Kjo sepse toleruam shumë në lojën tonë. Një skuadër si Juventusi nuk mund dhe nuk duhet të humbasë. Për 66 minuta nuk luajtëm mirë dhe Interi na sulmoi e na ngjalli frikë”, shtoi kapiteni i bardhezinjve.

Pas humbjes me Interin, Juventusi e sheh veten në vendin e dytë në Serinë A me 9 pikë, pas Napolit kryesues me 10 pikë, pas 4 javëve të para.

Top Channel