As gjenitë nuk arrijnë majat, pa mësues

19/09/2016 00:00

Për 45 vite kanë ndjekur zhvillimin e fëmijëve gjeni. Ajo që shkencëtarët zbuluan në fund ishte se, edhe të miturve me nivelet më të larta të koefiçentit të inteligjencës “IQ” u nevojiten mësuesit për arritjen e potencialit të plotë të tyre.

Që kur filloi në 1971-shin, vëzhgimi i të rinjve me zhvillim matematikisht të parakohshëm, është vënë në gjurmët e 5.000 prej fëmijëve më të zgjuar të Amerikës, çfarë e bën atë në studimin më të gjatë të supertalenteve në histori.

“Na pëlqen apo jo, këta janë njerëz që kontrollojnë shoqërinë tonë. Fëmijët, që hyjnë në 1 përqindëshin e më të zgjuarve, janë ata me gjasat më të mëdha për t’u kthyer në shkencëtarë të shquar dhe akademikë, në super CEO, në gjykatës federalë, senatorë e miliarderë”, tha Jonathan Wai, psikolog.

Fatkeqësisht, nga sa nxjerrin në pah kërkimet, shumë nga fëmijët që tregojnë në faza të hershme një aftësi të rrallë për shkencën dhe matematikën, nuk e sigurojnë dot ndihmën e nevojshme. Për pasojë, jeta e tyre merr rrjedhë tjetër, e në fund, ata zënë në shoqëri role me influencë shumë më të vogël nga sa duhet ta kishin në kushte të tjera.

Pretendimi se fëmijët tejet të zgjuar e arrijnë vet potencialin e tyre të plotë, sipas hartuesve të studimit është i gabuar. Një prej shumë momenteve, ku kërkuesit janë fokusuar, është ai i largimit nga orët e mësimit, fenomen ky që siç dëshmohet qartë në rezultatet e hulumtimit të ekspertëve, mund të luajë rol vendimtar në zhvillimin e fëmijës.

Top Channel