Ja çfarë i duhet punonjësve për të qenë më produktivë

19/09/2016 00:00

Bimët në zyrë shtojnë produktivitetin e stafit me 1/5. Ky është përfundimi i shkencëtarëve britanikë, të cilët janë të bindur se lulet përmirësojnë performancën intelektuale, kënaqësinë në punë dhe mirëqenien.

“Ka një tendencë për një stil minimalist dhe monokrom te menaxherët, por kjo gjë shtyp shpirtin e punëtorit”, thotë psikologu Craig Knight, udhëheqësi i studimit.

“Shtimi i bimëve nëpër zyra i bën njerëzit më të lumtur dhe më produktiv”, shtoi Knight.

Studimi është realizuar nga Universiteti i Ekseterit.

Top Channel