Rio, mbyllje spektakolare Lojërave Paraolimpike

19/09/2016 00:00

Rio de Zhaneiro i dha fund lëvizjes olimpike me ceremoninë e mbylljes së Lojërave Paraolimpike.

Edhe pse spektakolare, kjo ceremoni u karakterizua nga heshtja, e cila ishte e pranishme në çdo sport ku atletët me handikape fizike konkurruan për medalje.

Ky ishte akti final pasi rreth 15 000 atletë performuan në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ndërsa miliona persona panë nga televizori eventet e ndryshme sportive.

Kina dominoi Lojërat Paraolimpike me 239 medalje gjithsej, 107 prej të cilave të arta. Në vend të dytë Britania e Madhe me 147 medalje (64 të arta) dhe Ukraina në vend të tretë (117 medalje gjithsej).

FOTO GALERI
1/12

Top Channel