Partizani fiton në “Niko Dovana”, mund 0-2 Teutën

18/08/2016 00:00

Partizani ka treguar në “Niko Dovana” të Durrësit se edhe këtë vit është një pretendent i fortë për titullin.

Pas hapit të gabuar në javën dytë të kampionatit duke barazuar 0-0 me Vllazninë në Tiranë, Partizani është rikthyer tek fitorja këtë herë duke mundur 0-2 Teutën.

Goli i parë ka ardhur në minutën e 36’, kur Nigeriani Sodiq Atanda ka kaluar në avantazh të kuqtë. Ndërsa goli i sigurisë u shënua nga ganezi Caleb Ekuban në të 76’.

E ndërsa Partizani pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e dytë me 7 pikë, Teuta ndan vendin e fundit me Korabin me nga 1 pikë pas tre javësh kampionat dhe me golavarazh të njëjtë -3.

Top Channel