Vllaznia shënon dhe fiton, 2-0 ndaj Flamurtarit

18/09/2016 00:00

Pas dy barazimeve me rrjeta të paprekura në kampionat, Vllaznia ka treguar se këtë sezon jo vetëm që ka një mbrojtje të mirë, por edhe reparti i sulmit ka ardhur duke u përmirësuar.

Këtë e tregoi mjaft mirë në përballjen e javës së tretë të Superligës ndaj Flamurtarit duek shënuar 2 gola.

Minuta e 21-të ishte ajo që do të ndryshonte dhe shifrat e ndeshjes. Shkodra i Flamurtarit do ndërhynte ndaj Bicit brenda zone dhe ka penallti për Vllazninë e Shkodrës. Të drejtën për të ekzekutuar penalltinë e ka marrë Tafili që u tregua i saktë duke shënuar golin e parë personal për këtë sezon, por  edhe golin e parë sezonal të Vllaznisë.

Në minutat e ardhshme ka pasur raste dhe aksione mjaft të bukura nga të dyja të skuadrat, mundësi që nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhen deri në minutën e 72’, kur  Gurishta dhuroi një asist për Hebaj që këtë herë nuk fali.

Minutat deri në fund nuk sollën ndryshim rezultati me Flamurtarin e dorëzuar dhe të pafuqishëm për të shënjestruar kuadratin.

Pas tre javësh kampionat Vllaznia ende nuk e njeh humbjen, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve. Por edhe shijen e pësimit të golit, një detaj që e ka të përbashkët me Partizanin.

Top Channel