F1, Rosberg fiton në Singapor dhe merr kryesimin

18/09/2016 16:00

Nico Rosberg fiton Ccmimin e Madh të Singaporit mes presionit dhe dyshimeve deri në metrat e fundit përpara kalimit të vijës së finishit. Që në start gara aziatike premtoi për emocione të forta dhe të papriturat që do të ndodhin në 61 xhirot e saj.

Rosberg i shkëputur në krye e udhëhoqi garën i qetë deri në xhirot e fundit kur situata me pit-stopet e bëri për një moment atë dhe drejtuesit e Mercedes të paqartë nëse do të arrinin të mbanin pas apo jo Daniel Ricardon.

Australiani i skuadrës Red Bull bëri një paraqitje shumë të mirë dhe deri në fund tentoi të ushtronte presion për vendin e parë në këtë garë, por koha nuk mjaftoi.

Pas tyre Hamilton rimerr me vështirësi vendin e tretë në fundin e garës duke përfituar nga pasiguria e Ferrarit në strategjinë e Kimi Raikonen, gjë për të cilën finlandezi shprehu kritika të forta ndaj drejtuesve të skuadrës italiane për vendin e katërt.

Edhe pse nga prapavija, Sebastian Vettel është konsideruar si piloti i garës duke qenë se arriti të rikuperonte 17 pozicione për ta mbyllur garën në vendin e 5 pasi startoi i fundit.

Ndërkohë që rezultati i fundjavës solli dhe përmbysjen e liderit të botërorit, duke ngjitur Nico Rosberg në krye me 8 pikë më shumë se Leëis Hamilton kur kanë mbetur edhe 6 gara nga fundi.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel