Mazzarri mposht “Specialin”. Manchester dhe Mourinho në krizë

18/09/2016 00:00

Një javë e tmerrshme për Manchester United. Pas humbjes në derbin ndaj Manchester City dhe në Europa League ndaj Feyenoord, “Djajtë e Kuq” humbin 3-1 në fushën e Watford në javën e pestë të Premier League.

Skudra e drejtuar nga Jose Mourinho u mposht nga modestët e drejtuar nga italiani Walter Mazzarri.

Për “Trotters” shënuan Capoue dhe pas barazimit të Rashford, Zuniga dhe Deeney vulosën rezultatin përfundimtar 3-1.

Top Channel