Basha: Selim Muça udhëhoqi myslimanët me vlerat e duhura

18/09/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, me anë të një mesazhi ngushëllimi, tha se “ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça, është një lajm i hidhur për të gjithë”.

“Ngushëllimet e mia për bashkëshorten e tij Ziza, fëmijët Almën, Ermalin dhe Arjanin dhe të afërmit e miqtë e tij të panumërt”, shprehet Basha.

Mesazhi i kreut të PD-së vijon: “Selim Muça foli me punën e me veprat e tij në shërbim të komunitetit dhe Atdheut dhe udhëhoqi besimtarët myslimanë vendosmërisht me vlerat e duhura. Për komunitetin mysliman e mbarë shoqërinë kjo është një humbje e dhimbshme. Por, modeli i tij i përulësisë, i shërbimit ndaj njerëzve, i besimit të pastër, i dashurisë dhe mirësisë, është një vlerë e gjallë për të cilin ka shumë nevojë vendi ynë. U prehtë në paqen e Zotit!”

Top Channel