Tiranë, 50-vjeçarja plagoset me thikë; Vajzat: Ishte aksidentale

18/09/2016 13:05

Një grua 50-vjeçare, banuese në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e quajtur “Fresku”, është plagosur me thikë në bark.

Shtetasja me iniciale R.I. është paraqitur në Spitalin Ushtarak së bashku me dy vajzat e saj, të cilat kanë thënë se plagosja ka qenë aksidentale.

Policia po punon për sqarimin e kësaj ngjarjeje.

Top Channel