Krujë, tenton të vrasë me thikë fqinjin; arrestohet 39-vjeçari

18/09/2016 00:00

Policia e Krujës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili ka tentuar të vrasë me thikë fqinjin e tij mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gramëz.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:30, kur gjatë një konflikti te çastit, Gazmend Prapaniku ka goditur me thikë në trup shtetasin N.S., 49 vjeç. Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Gazmend Prapaniku ka qëlluar një herë në ajër me armë gjahu në oborrin e banesës së tij dhe më pas ka ofenduar dhe plagosur me thikë shtetasin N.S. Ky i fundit kishte në dorë një mjet prerës.

Top Channel