Ndarja nga jeta e Muçës, Rama: Udhëheqës i butë, por i vendosur

18/09/2016 00:00

Për ndarjen nga jeta të një prej udhëheqësve më të shquar të besimit mysliman në Shqipëri ka reaguar menjëherë përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Rama e quan Muçën një udhëheqës, i cili me urtësi dhe butësi, por edhe me vendosmëri, mbrojti thelbin e porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipëri.

“Selim Muça e udhëhoqi për shumë vite Komunitetin Mysliman Shqiptar, me urtësinë e kthjelltësinë e një udhëheqësi të butë por të vendosur, në mbrojtjen e esencës paqësore të porosive të Profetit dhe të thesarit të bashkëjetesës harmonike mes feve në Shqipërinë tonë. E paç siç e ke ëndërruar udhëtimin, pas ndarjes nga kjo botë, miku im i respektuar Selim Muça”, shkruan kryeministri Rama.

Top Channel