Nuri Seferi humbet duelin për titullin e kampionit të Evropës

18/09/2016 00:00

Edhe pse u duk si një lojë fëmijësh përballja 12-raundshe, fitorja nuk i buzëqeshi boksierit shqiptar Nuri Seferi në kategorinë WBO. Me një diferencë të ngushtë pikësh, Firat Arslan u shpall kampion i Evropës në peshën “Cruiser”, në versionin WBO.

Në “Goeetingen Arena” të Shtugartit u duk se do të ishte një sukses shqiptarësh, me një Nuri Seferi që dukej në formë të shkëlqyer fizike, kundrejt kundershtarit të tij 45-vjeçar. Në të gjithë raundet Seferi u duk se dominoi mbi Arslan, madje në disa me një siguri e mendjemadhësi ia zbuloi futyrën e tij kundërshtarit, i cili me përulësi lëshoi goditje të sakta.

Goditje këto që në shumatoren e pikëve e kurorëzuan dhe kampion në fundin e takimit. Më parë, në të njejtin ring, vëllai i tij, Sefer Seferi u mund nga gjermani Manuel Sharr.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel