Konispol, goditet për vdekje një këmbësor në afërsi të fshatit Shkallë

17/09/2016 00:00

Një 73-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shkallë në Konispol.

Sipas policisë, automjeti tip “Nisan” ka goditur aksidentalisht këmbësorin i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Viktima, I.P., ishte banues në fshatin Shkallë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 52-vjeçarin Myzafer Idrizaj, me të cilin po kryhen veprimet e arrestimit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel