Kosova “flirton” me fitoren, por nuk ia del ndaj Bullgarisë

17/09/2016 00:00

Kosova i mbylli kualifikueset e Europianit të basketbollit me humbje. Bullgaria arriti të fitojë në transfertën e Mitrovicës me rezultat 67-62. Edhe pse për një moment u mendua se Kosova mund të përmbyste rezultatin, bullgarët nuk e lajuan një gjë të tillë.

Perioda e parë përfundoi 18-20 për bullgarët, ndërsa e dyta ishte edhe perioda me e errët për kosovarët. Në këtë pjesë, skuadra mike çoi diferencën në 12 pikë ndaj Kosovës, duke ia vështirësuar shumë punët. Kjo periodë u mbyll 28-42.

Pas pushimit, Kosova e mori veten duke e ndaluar Bullgarinë në vetëm 8 pikë, por rezultati në tabelë ende fliste në të mirë të miqve. Edhe në periodën e katërt, Kosova luftoi fort, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.

Kështu, kjo përfaqësuese i mbyll kualifikueset pa asnjë fitore me 6 humbje në po aq ndeshje.

Në këtë ndeshje, tek Kosova më i miri ishte amerikani i natyralizuar, Scott Bamforth me 21 pikë, 4 asiste dhe 4 topa në tabelë, ndërsa te skuadra bullgare u dallua Jason Washborn me 14 pikë e 6 topa në tabelë.

Top Channel