Eurobasket 2017, Shqipëria e mbyll me fitore

17/09/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e meshkujve në basketboll ka mbyllur kualifikueset e Europianit me fitore ndaj Sllovakisë. Në takimin e luajtur në “Asllan Rusi”, kuqezinjtë fituan 72-65.

Miqtë asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë fitoren e Shqipërisë, të cilët dominuan nga fillimi në fund. Periodën e parë e mbyllën me shifrat 29-17, ndërsa falë këtij avantazhi kuqezinjtë arritën të administrojnë lojën në periodën e dytë e cila u mbyll 39-31.

Pas pushimit, kuqezinjtë u treguan më të kujdesshëm në mbrojtje duke e mbyllur periodën e tretë në shifrat 58-49, ndërsa në të katërtën,e dhe pse pati një ngushtim epërsie, Broadus riktheu qetësinë duke vulosur fitoren 72-65.

Ky i fundit ishte edhe lojtari më i mirë i kombëtares me 17 pikë, 4 topa në tabelë e 5 asist, ndërsa Hysenagolli realizoi 15 pikë e 8 topa në tabelë.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Shqipëria nuk mundi t’i shmang vendin e fundit. Kuqezinjtë që grumbulluan 7 pikë pas 5 humbjesh e një fitore, i mbyllen kualifikueset në vendin e katërt të Grupit F, aq sa Sllovakia, por në renditje vendosi pikaverazhi më i mirë i miqve.

Top Channel