Tirana e Kukësi ndajnë pikët, fiton Skënderbeu

17/09/2016 00:00

Tirana dhe Kukësi ndahen në paqe ne sfidën mes tyre. Në “Selman Stërmasi” kjo përballje e cila u shty për shumë minuta për shkak të rrebeshit të shiut u mbyll në barazimin 2-2.

Pero Pejic me 11 metërsh iu dha avantazhin verilindorëve, ndërkohë që Tirana barazoi me Takun. Në pjesën e dytë Emini i dha avantazhin Kukësit, por Tirana reagoi duke i çuar shifrat në 2-2 fale golit te Mervil. Ky është barazimi i tretë i Tiranës në po kaq javë të kampionatit.

Skënderbeu e arriti objektivin tij për të siguruar suksesin e tretë radhazi. Skuadra korçare mposhti Laçin me rezultatin e ngushtë 1-0. Për kampionët e Shqipërisë mjaftoi goli i Serxho Zhunior në minutën e 23 për të marrë këto 3 pikë që e mbajnë atë në krye të renditjes.

Top Channel