“Voice…”, mbi 500 aplikantë në Tiranë

17/09/2016 00:00

“The Voice of Albania 6” e nisi sot rrugëtimin e tij të një sezoni plot me surpriza, zëra të bukur dhe këngëtarë stili. Audicioni i parë nisi paraditën e së shtunës tek Piramida, nga ku mbi 500 aplikantë ishin në ethet e pritjes së kësaj dite.

Pas plotësimit të formularit, konkurrentët merrnin kohën për t’u përgatitur që performanca e tyre të jepte më të mirën. Përballë një paneli në këtë fazë përzgjedhëse çdokush këndoi pa u ndikuar nga asgjë.

“Ne jemi në audicionin e parë, ky i Tiranës më i rëndësishmi për ne si qytet edhe nga prurjet sepse ne me të kryer të gjithë ciklin e qyteteve të tjera do rikthehemi në Tiranë. Një risi e rëndësishme këtë vit do të jenë disa ndryshime në panelin e trajnerëve që besoj se do të sjell një tjetër shije”, tha Alban Male, drejtor artistik i “The Voice of Albania 6”.

“Si çdo vit ‘Voice…’ ka ardhur duke kaluar sa më shumë tek stili dhe shohim se të gjithë këngëtarit po kapin një stil shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, u shpreh Kamela Islami, trajnere zëri.

Spektakli i zërit më të mirë shqiptar do të vijojë fazat e rradhës, por si për fillim për disa prej konkurrentëve emocionet ishin pozitive.

Qyteti i radhës i audicioneve është Korca në paraditën e së hënës në pallatin e kulturës. “Përgatituni, bëhuni gati, sillni këngët e juaja më të mira dhe hajde të bëni audicionet”, ishte fetsa e Islamit.

Top Channel