Premier League, City fillon shkëputjen, “poker” ndaj Bournemouth

17/09/2016 00:00

Manchester City i Pep Guardiolës që tani ka filluar të shkëputet nga rivalët e tjerë në kampionatin anglez. “Qytetarët” arritën fitoren e pestë më po aq ndeshje dhe kësaj radhe “viktimë” ishte Bournemouth.

Edhe pse pa dy lojtarët kryesorë të skuadrës, Aguero të pezulluar e Silvan të dëmtuar, City fitoi 4-0 falë golave të De Bruyne e Iheanacho në pjesë të parë dhe Sterling e Gundogan në të dytën.

Fitore arritën edhe kampionët e Leicester, të cilët mposhtën 3-0 në shtëpi skuadrën e Burnley. Transferimi i merkatos së verës, Slimani, realizoi dopietë, ndërsa mbrojtësi mik Mee shënoi në portën e gabuar dhjetë minuta nga fundi.

Zgjënjen sërish West Ham që mundet në transfertën ndaj West Brom 4-2. Skuadra e Bilic po kalon në një krizë rezultatesh, duke shënuar humbjen e katërt në 5 ndeshje. West Brom e mbyllli ndeshjen që në pjesën e parë pasi shkuan në pushim me avantazhin prej 3-0.

Top Channel