Rama në Pukë, premton rrugë dhe shumë investime

17/09/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në veri të vendit u ndal për një takim me banorët e Gjegjanit në Pukë, ku shpërndau certifikatat për tokat bujqësore dhe premtoi rrugën që lidh bashkinë me komunitetin.

“Rruga do të bëhet, pasi lidh qendrën e bashkisë me një komunitet të madh. Të gjitha duhen, por me radhën e vet, pasi kemi filluar punën në terren për një projekt të rëndësishëm dhe unë besoj që do të ketë impakt të madh për transformimin e qendrës së qytetit të Pukës”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, ky qytet është lënë në harresë që para fillimisht të demokracisë, ndërsa shtoi se ka potencial të madh për shkak të liqenit. Pikërisht për këtë arsye, kryeministri Rama tha se Projekti do të jetë i pazakonshëm, sepse do të jetë e dyta bashki e re që qendrën do ta ketë të lidhur me liqenin si Belshi.

“Liqeni, pasuri e madhe dhe ne me siguri do ta kthejmë këtë në një fuqi ekonomike të rëndësishme, pasi do të bëhet motor i transformimit të Pukës nga një zonë e harruar në një destinacion të rëndësishëm për Shqipërinë e Veriut dhe besoj që ju jeni ngop duke dëgjuar nga ata që vijnë nga Tirana ‘Puka turistike’ pasi robi këtu bëri çfarë mund”, vijoi shefi i qeverisë shqiptare.

Rama në vazhdim të komunikimit të tij me qytetarët tha se jo të gjithë janë të prekur nga ndryshimet. Sipas tij, ka gabime dhe të meta. Rama ka shpërndarë certifikatat e tokës për fermerët, ndërsa nuk kanë munguar edhe batutat.

Top Channel