Eksperiment e spektakël, Barça fiton ndaj Leganes

17/09/2016 00:00

Në librin e rekordeve të skuadrës së Leganes do të shkruhet se Lionel Messi ishte lojtari i parë që shënoi gol në stadiumin e tyre “Butarque”, kur ata më në fund arritën të garonin në kampionatin elitar spanjoll pas 88 vitesh.

Gjithashtu, do të shkruhet se golin e dytë e shënoi Luis Suarez, ndërsa braziliani Neymar të tretin. MSN-ja e famshme shkëlqeu edhe njëherë duke i siguruar Barçës një fitore të rëndësishme 5-1 në transfertën ndaj Leganes.

Trajneri Enqirue kishte vendosur të eksperimentonte me një rreshtim të ri 3-4-3, me Pique, Umtiti dhe Mascherano të rreshtuar përkrah njëri-tjetrit, ndërsa Alba e Rafinha vepronin si mesfushorë krahu.

Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Barçën, ndërytën Messi shënoi edhe golin e dytë personal e të katërtin për katalansit nga pika e bardhë. Edhe Rafinha u regjistrua në listën e golashënuesve në të 64-n.

Dhjetë minuta nga fundi, Gabriel shënoi golin e nderit për vendasit, por një gol spekatkolar nga goditja e dënimit.

Top Channel