F1 Singapor, Nico Rosberg i pari në provat zyrtare

17/09/2016 00:00

Nico Rosberg është piloti më i shpejtë i provave zyrtare të Ccmimit të Madh të Singaporit. Në Marina Bay, piloti gjerman i Mercedes arriti të fitopjë “pole position” duke e përshkuar këtë pistë me kohën 1 minutë 42 sekonda e 584 të mijtat, një kohë kjo që të cilën ai e regjistroi që në xhirot e para të sesionit të tretë.

Mjaft mirë u paraqit në këto prova zyrtare Daniel Ricciardo me Red Bullin e tij. Piloti australian u rendit në vendin e dytë në këto kualifikuese me gjysmë sekondi më shuimë se Rosberg duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Lewis Hamilton.

Britaniku, pavarësisht përpjekjeve të tij në çastet e fundit, nuk mundi dot te një rezultat më i mirë se ai i shokut të tij të skuadrës dhe do ta shohë veten të nisë garën nga vija e dytë e nisjes. Pas 30-vjeçarit, në vendin e katërt u rendit një tjetër pilot i Red Bull, holandezi Max Verstappen.

Për t’u harruar është kjo ditë provash për Ferrarin që pati vetëm 1 pilot në sesionin e fundit të tyre, Kimi Raikkonen me finlandezin që nuk mundi të shkojë më shumë se vendi i pestë.

Ndërsa Vettel, pati një problem në makinën e tij që në sesionin e parë dhe garën do ta nisë nga vendi i fundit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel