Argjentina me Messi e Higuain ndaj Perusë e Paraguajit

17/09/2016 00:00

Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain do të jenë pjesë e skuadrës së Argjentinës për ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit 2018, ndaj Perusë dhe Paraguajit që do të luhen në 6 dhe 11 tetor.

Trajneri Edgardo Bauza e publikoi listën e të përzgjedhurve për këto dy ndeshje, ku të bie në sy edhe rikthimi i Agueros, i cili mungoi në sfidat e mëparshme për arsye dëmtimi. Ndërkaq, Javier Pastore, i cili mungoi në sfidat e luajtura gjatë këtij muaji, nuk do të jetë as në ato të muajit të ardhshëm. Trajneri Bauza deklaroi se skuadra e tij do të jetë gati për këto sfida ndaj Perusë dhe Paraguajit.

“Peruja do të luajë si një skuadër vendase, me 4-5 lojtarë që do të bëjnë presing në 3/4 e fushës, ndërsa Paraguaji është një skuadër që përdor taktikën e kundërsulmit, gjë që është shumë e rrezikshme. Kështu që, përveçse duhet të tregohemi të kujdesshëm, detyra jonë kryesore është që të zhvillojmë një lojë sa më të mirë”, tha Bauza.

Argjentina është në vendin e tretë të renditjes së Grupit Amerikanolatin të “Rusi 2018”. Në fazën finale të këtij aktiviteti kualifikohen direkt 4 skuadrat e para, ndërsa ajo e vendit të pestë do të luajë ndeshjen e “playoff”-it ndaj një ekipi nga Oqeania.

Top Channel