“Rusi 2018”, Tite prezanton skuadrën e Brazilit

17/09/2016 00:00

Trajneri i Brazilit, Tite bëri të ditur emrat e fubollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit 2018, ndaj Bolivisë dhe Venezuelës. Do të jenë pjesë e ekipit për këto dy përballje mbrojtësi Thiago Silva dhe mesfushorët Fernandinho e Oscar.

Në të njëjtën kohë, Tite ka thirrur edhe Firminon, Douglas Costa dhe portierin Flamengo.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Tite deklaroi se pavarësisht dy fitoreve të fundit, skuadra që ai drejton duhet të jetë gati për një konkurrencë të fortë në grupin amerikanolatin të këtyre kualifikueseve.

“Fitorja e dy ndeshjeve të fundit ishte diçka pozitive. Po ndërtojmë një skuadër që duhet të kualifikohet për në Kupën e Botës dhe rivaliteti është i madh, pasi 7 ekipe janë pranë njëra-tjetrës. Ky është një fakt dhe ne duhet të bëjmë analizën me perspektivë pozitive”, tha Tite.

Brazili, pas dy fitoreve me Ekuadorin e Kolumbinë, e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit në Grupin Amerikanolatin të kualifikueseve të “Rusi 2018”, me 15 pikë, pas Uruguajit kryesues.

Top Channel