Inter kishte gati 85 milionë euro për James Rodriguez

17/09/2016 00:00

Interi tentoi blerjen e James Rodrigues gjatë kësaj vere. Ajo që e publikon këtë lajm është revista amerikane “Sports Illustrated”, e cila thekson se klubi milanez ofroi plot 85 milionë euro për blerjen e futbollistit kolumbian.

Pavarësisht kësaj shifre marramendëse, James Rodriguez e refuzoi ofertën e zikaltërve me pretendimin se Interi nuk ishte një klub aq i madh sa të ndihmonte atë të arrinte objektivat e tij.

Për më tepër, James Rodriguez nuk e fshehu dëshirën për të qenë ende pjesë e Realit të Madridit dhe për këtë arsye ai ndryshoi mentalitet dhe sjellje për të qenë sa më bindës në sytë e trajnerit Zinedine Zidane dhe këtë e vërteton fakti se kolumbiani po i shfrytëzon në maksimum minutat që trajneri i vë në dispozicion në ndeshjet e këtij sezoni për Realin e Madridit.

Top Channel