Krujë, identifikohet një prej grabitësve të karburantit

17/09/2016 00:00

Policia identifikoi një nga autorët e grabitjes me armë të rreth 300 mijë lekëve nga një pikë karburanti në aksin rrugor që lidh aeroportin e Rinasit me Urën e Gjolës.

Grabitësi është një 28-vjeçar nga fshati Qerek i Krujës, me inicialet B.M, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Agjentët që mbërritën në vendngjarje gjetën disa qindra metra larg karburantit të grabitur edhe motorin me të cilin ishin larguar grabitësit, të cilit i kishin vënë flakën.

Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e 28-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan edhe 4 kg hashash, shtojnë më tej burimet policore.

Top Channel