Vdekja e gruas shtatëzënë, nën hetim 3 mjekët e “Koço Gliozheni”

17/09/2016 00:00

Ndaj tre mjekëve dhe një infermiereje ne maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, policia hapi çështjen penale të “mjekimit të pakujdesshëm”.

Ata po ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa pritet akt-ekspertiza e mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkaqet që i morën jetën 35-vjeçares Aida Çajku, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatëzanisë.

Ajo pati komplikacione që çuan në humbjen e jetës së saj dhe të fëmijës që do të lindte shumë shpejt.

Mësohet se padia ndaj stafit mjekësor është bërë nga shtetasi Fatjon Omuri, vëllai i së ndjerës.

Ndërsa mjekët që po hetohen janë Elidon Klosi, Dritan Deçka dhe Nazmie Ceni, si dhe një infermiere.

Top Channel