Qafë-Thanë, arrestohet 34-vjeçari me 93 gramë kokainë

17/09/2016 10:20

Një person është arrestuar në Qafë-Thanë, pasi iu gjetën 93 gramë kokainë gjatë kontrollit që iu ushtrua nga Policia Kufitare.

34-vjeçari Isen Murtishi, banues në Strugë, u konstatua nga ana e  Policisë Kufitare gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, tek vendi i quajtur “Pusi”, në afërsi të kufirit maqedonas.

Gjatë kontrollit nga ana e policisë iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi, 92, 5 gramë kokainë.

Top Channel