Bie Chelsea, në Londër feston Jurgen Klopp

16/09/2016 00:00

Pas 5 javësh kampionat ka ardhur edhe humbja e parë e Chelseat nën drejtimin e Antonio Contes, pas 3 fitoresh dhe një barazimi.

Liverpool ka dalë fitues në ndeshjen më të rëndësishme të javës së pestë të Premier League duke mundur në transfertë 1-2 londenzët.

Me golat e Dejan Lovren në të 17-n dhe Jordan Henderson 36′, futbollistët e teknikut gjerman Jurgen Klopp kanë menaxhuar mirë ndeshjen deri në minutën 62’ kur Diego Costa ka ngushtuar rezultatin.
 
Por pavarësisht përpjekjeve të Conte duke hedhur në fushë edhe Cesc Fabregas, Pedro Rodriguez dhe Victor Moses nuk ka mundur të barazojë dot shifrat.

Top Channel