“Helmetat e bardha”, pretendentë për “Nobelin e Paqes”

16/09/2016 00:00

Pasi u kandiduan për çmimin Nobel për Paqen, pjesëtarët e grupit të mbrojtjes civile në Siri, të njohur ndryshe se “Helmetat e bardha”, do të përfshihen në një dokumentar që do të publikohet globalisht në rrjetin televiziv “Netflix”.

“Helmetat e bardha” përbëhen nga mijëra vullnetarë dhe shfaqen shpesh në video amatoreske të postuara “online”, ndërsa vrapojnë në zonat e bombarduara nga sulmet ajrore në Siri, apo duke shpëtuar njerëz nga godinat e shkatërruara.

Mijëra vetë kanë nënshkruar peticionin e lançuar në internet nga grupi i fushatës për Sirinë, duke i bërë thirrje Komitetit të Nobelit t’ia japë këtë vit çmimin prestigjioz “Helmetave të bardha”.

Parlamentarja britanike Jo Cox, e cila u vra gjatë fushatës në zonën e saj zgjedhore në verë, ishte nismëtare e lëvizjes për të nominuar grupin e vullnetarëve, duke i shkruar komitetit në muajin shkurt. Fituesi i Nobelit për Paqen do të shpallet më 7 tetor.

Top Channel