Turizmi, Shqipëria nis përgatitjet për Panairin e Shtutgartit

16/09/2016 00:00

Shqipëria për herë të parë është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në datat 14-22 janar 2017.

Prania e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme pasi në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizmi “out going”.

Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare të Turizmit kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky event i rëndësishëm.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve është organizuar vizita e një grupi prej 11 gazetarësh gjermanë, të medias së shkruar dhe televizive, të cilët po shohin nga afër vendin dhe do të raportojnë përmes mediave të tyre konstatimet mbi turizmin shqiptar.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi u takua me këtë grup gazetarësh në amfiteatrin e Durrësit, ku zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë duke iu përgjigjur interesit të tyre për turizmin shqiptar.

Top Channel