Vuajtjet e burrave në Shqipëri

16/09/2016 00:00

Një studim serioz ka gjetur se burrat në Shqipëri vuajnë jo vetëm sa gratë, por edhe nga të njëjtat sindroma.

“Duke qenë se papunësia është në nivele shumë të larta, edhe niveli i stresit është shumë i lartë. Dhe kur niveli i stresit është shumë i lartë është vërtetuar shkencërisht se mënyrat për ta ulur janë alkooli, abuzimi, demoralizimi dhe burrat shqiptarë janë në këtë fazë”, deklaron Alfred Matoshi, menaxher i projektit “Sfidat dhe perspektivat e burrave në shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë që për të sheshuar problematikat në familje energjitë dhe fondet janë përqëndruar më shumë tek gratë dhe te fëmijët, askush nuk është kujtuar për vuajtjet e burrave.

Ndërsa i imagjinojmë me mustaqe, të fortë dhe dominantë, meshkujt shqiptarë vuajnë edhe ata nga plagë sociale, si trafikimi, alkoolizmi apo bixhozi. Këto rezultate u nxorrën në pah nga një studim me 1.086 të intervistuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.

“Të lënë pas mijëra vite trashëgimi të familjes patriarkale, ku burri është shtylla e familjes dhe duhet të njihet si i tillë”, sugjeron Matoshi.

Përfundimet e këtij studimi përqëndrohen në përmirësimin e nivelit të arsimimit, pasi të rinjtë meshkuj po zgjedhin në masë dërrmuese studimet universitare në vend të atyre profesionale. Po ashtu, të intervistuarit kanë pohuar se e ndiejnë shumë pak rolin e qeverisë.

Por një befasi e këtij studimi është që meshkujt në fshatra shfaqin pikë më të larta në barazinë gjinore se sa ata në qytete. Dhe ndoshta së paku në betejën për barazi gjinore, femrat nuk duhet të mërziten që ajo duhet të fillojë nga burrat.

Top Channel